Showbiz

Spekulime për ndarje? Postimi enigmatik i Joz Markut ndez rrjetin

Spekulime për ndarje? Postimi enigmatik i Joz Markut ndez rrjetin

Një mesazh i shkurtër, por me peshë, i publikuar nga Joz Marku në Instagram ka mjaftuar për të ndezur thashethemet në rrjet

Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve.”

Caption-i reflektiv ka ngritur dyshime të forta për një krisje në marrëdhënien e tij me këngëtaren Loredana. Dyshja, të cilët dikur fituan zemrat e publikut me historinë e tyre të dashurisë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tani duken të distancuar.

Fansat kanë vënë re edhe një detaj tjetër që shton dyshimet: në postimet e fundit të Loredanës mungon unaza që Jozi i kishte dhuruar gjatë qëndrimit të tyre në BBVA – një simbol që dikur përfaqësonte lidhjen e tyre të fortë.

Ndjekësit janë të ndarë mes atyre që mendojnë se çifti po kalon një periudhë reflektimi dhe atyre që dyshojnë se historia e tyre ka marrë fund.