Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Do të kishte kapur finalen nëse nuk do të kishte krijuar një lidhje me Jozin, ja si përgjigjet Loredana…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në radio në një intervistë të veçantë me Jonida Aliçkollin, Lei Krajën dhe Arbër Çepanin. Loredana ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm…

Mendon Loredana se do të kishte kapur finalen nëse nuk do të kishte krijuar një lidhje me Jozin?

Unë mendoj se nuk ka të bëjë shumë ajo pjesë sepse arrita që të dalloja Loredana Bratin nga Jozefin Marku, ishte çështje numrash.

A ka folur Loredana me Tirin dhe me Krisën pas daljes?

Kemi folur pak kështu përciptazi le të themi. Më vjen keq nëse kanë pasur ngarkesë pasi dolën. Shpresoj që të kenë qenë mirë. Ajo situata mund të më kishte nxjerrë mua aq keq por si përfundim e mora riskun sipër dhe doli për mirë. Ishte një situatë që varej se si do luhej nga ana tjetër. Topi ishte gati në mes, biles më shumë nga ana e tyre por i penalizoi fakti që ishin shumë të ngarkuar dhe shumë agresiv ndaj meje, edhe ishin shumë bashkë.