Aktualitet

Spitali infektiv, shërohet një 70-vjeçar i prekur nga Covid-19

Pas 4 javësh në terapi intensive në Spitalin Infektiv, një 70-vjeçar me COVID-19 u shërua. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se i moshuari nga Kruja e fitoi betejën me sëmundjen dhe u rikthye në shtëpi. Deri tani ka shkuar në 30 numri i pacientëve të shëruar, falë trajtimit mjekësor.