Spotify tashmë u ofron të interesuarve një shumëllojshmëri të librave audio, por shërbimi i transmetimit dëshiron të bëjë edhe më shumë në lidhje me ata që duan të dëgjojnë librat e tyre të preferuar. Që kur shtoi libra audio në shërbimin e saj në vitin 2022, Spotify vazhdoi të rritet. Së fundmi, shërbimi i transmetimit njoftoi se ka nënshkruar një partneritet me Bloomsbury Publishing për të shtuar 1000 tituj të rinj në katalogun e librave audio.
“Ndërsa festojmë përvjetorin e një viti të Audiobooks in Premium, nuk ka mënyrë më të mirë për të ndërtuar momentin tonë sesa me shtimin e bibliotekës së dashur të Bloomsbury. Ky partneritet na lejon të zgjerojmë grupin tonë të autorëve dhe t’u japim dëgjuesve një gamë edhe më të gjerë titujsh për t’i shijuar, duke bërë një hap tjetër përpara në qëllimin tonë për përvojën e librit audio”-tha Duncan Bruce, Drejtor i Partneriteteve dhe Licencimit të Audiolibrave në Spotify.
Bëhet e ditur se ndër titujt e rinj të shtuar në katalogun e librave audio, ka tituj të rëndësishëm nga autorë të mirënjohur si Sarah J. Maas, William Dalrymple, Alan Moore, Madeline Miller, Dan Jones, Samantha Shannon dhe Ann Patchett. Që nga prezantimi i librave audio, Spotify u ka paguar qindra miliona dollarë botuesve çdo vit. Shërbimi i transmetimit zbuloi se tani ka një audiencë globale prej më shumë se 615 milionë dëgjues.
Spotify është një nga platformat më të njohura për transmetimin e muzikës dhe në raportin e fundit financiar ajo mburrej me disa rekorde të reja. Kështu, kompania thekson se tani ka 252 milionë abonentë, që paraqet një rritje prej 12 për qind nga viti në vit, sipas raportit të publikuar së fundmi për tremujorin e tretë. Në raport, Spotify tregon edhe rritjen e numrit të përdoruesve aktivë mujorë, i cili tani arrin në më shumë se 640 milionë. Spotify sapo njoftoi një program të ri me të cilin përdoruesit mund të fitojnë para nga audiot dhe videot duke filluar nga 2 janari 2025.