Bota

Strasburg, Tusk: Nuk do të ndalem së ëndërruari një Europë më të mirë!

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, gjatë sesionit plenar të Parlamentit Europian në Strasburg tha se ”e di shumë mirë që në të dyja anët e kanalit, të gjithë, madje edhe ai vetë, është i lodhur me procesin Brexit dhe kjo është plotësisht e kuptueshme”. Megjithatë Tusk tha se Brexit-i duhet trajtuar në një mënyrë të civilizuar. Presidenti i KE-së shtoi se kurrë nuk do të pushojë së ëndërruari për një Europë më të mirë dhe të bashkuar.