Aktualitet

Studentët e mjekësisë protestë para Fakultetit: Ulni tarifat!

Dhjetëra studentë të Universitetit të Mjekësisë u mblodhën në ambjentet e univeristetit për të kërkuar heqjen e tarifës. Studentët e quajnë padrejtësi pagesën e 40 mijë lekëve nëse humbasin qoftë edhe një provim. Ata e quajnë të padrejtë këtë tarifë, pasi fakultetet e tjera paguajnë një shumë simbolike. Studentët thanë se nëse nuk marrin një përgjigje protestat do të përshkallëzohen.