Një studim 47-vjeçar i realizuar nga Instituti Karolinska në Suedi ka hedhur dritë mbi mënyrën se si aftësia fizike, forca dhe qëndrueshmëria muskulore ndryshojnë gjatë jetës së rritur. Të dhënat tregojnë se rënia e kapacitetit fizik nis që në moshën 35-vjeçare. Studimi i njohur si Swedish Physical Activity and Fitness Study (SPAF) ka ndjekur për gati gjysmë shekulli disa qindra burra dhe gra të përzgjedhur rastësisht në të gjithë Suedinë, nga mosha 16 deri në 63 vjeç.
Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Journal of Cachexia, Sarcopenia and Muscle dhe konsiderohen ndër më gjithëpërfshirëset në këtë fushë. Ndryshe nga shumica e studimeve të mëparshme, të cilat mbështeteshin në krahasime mes grupeve të moshave të ndryshme në një moment të vetëm kohor, SPAF ka matur në mënyrë të rregullt dhe afatgjatë të njëjtët individë. Kjo qasje ka mundësuar një pasqyrë më reale dhe të saktë të ndryshimeve që pëson trupi i njeriut me kalimin e viteve.
Nëse nuk jeni mjaftueshëm të hidratuar, aftësia juaj për t’u stërvitur mund të bjerë shpejt. Etja që filloni të keni në mes të stërvitjes mund të nënkuptojë që tashmë jeni të dehidratuar. Uji përbën 75% të të gjithë indit muskular dhe 10% të indit dhjamor dhe pika më e vogël e dehidrimit mund të ketë një ndikim të madh në performancën tuaj. Ndërsa, dehidratimi mund ta bëjë më të vështirë stërvitjen dhe të përbëjë rrezik për shëndetin tuaj, pirja e tepërt e ujit gjithashtu mund t’ju ngadalësojë.
Pra, a duhet vërtet të pimë ujë gjatë stërvitjes? Po, duhet të pini! Nëse stërviteni, shpenzoni energji, numri i rrahjes së zemrës suaj përshpejtohet dhe sigurisht do të djersiteni. Pirja e ujit gjatë stërvitjes do t’ju ndihmojë në pengimin e dehidratimit. Këshilli Amerikan i Ushtrimeve rekomandon që të pini rreth 200 ml ujë çdo 20 minuta gjatë stërvitjes.