Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për diteat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezeve dhe proteinave që trupi mund të marrë prej tyre. Veza është një burim i pasur i proteirnave, acidit folik dhe vitaminës B12, të cilat mund t’i japin trupit një numër të madh të elementeve ushqyes. Një studim afatgjatë ka zbuluar se ngrënia e të paktën një veze në javë mund ta reduktojë rrezikun e Alzheimer-it pothuajse përgjysmë.
Sipas studiuesve, meritën e ka kolina, një nutrient që gjendet në të verdhën e vezës e cila luan rol kyç në mbrojtjen e trurit. Vezët dikur ishin kritikuar për shkak të kolesterolit, por shkenca moderne tregon se ato janë më të dobishme sesa të dëmshme. Vetëm një vezë siguron rreth 25% të nevojës ditore për kolinë dhe shumica e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm. Mesa duket, mëngjesi qenka vërtet ushqim për trurin.
Ndërkaq, vezët e ziera fort janë një mëngjes i preferuar për shumë njerëz dhe ajo që i bën ato një ushqim veçanërisht të vështirë është qërimi i tyre. Megjithatë, influencuerja britanike Kerry Whelpdale, e njohur për këshillat e saj të kuzhinës, ndau një truk të thjeshtë në Instagramin e saj për të qëruar lehtësisht vezët e ziera. Sekreti, pohon ajo, qëndron vetëm në një përbërës; pluhurin pjekës. Në video, Kerry tregon se si shton një lugë gjelle pluhur pjekës në një tenxhere me ujë para se të shtojë vezët.
Një tjetër përfitim i rëndësishëm është se vezët krijojnë ndjenjë ngopjeje, duke ndihmuar në kontrollin e peshës trupore. Konsumimi i një mëngjesi me vezë ndihmon në reduktimin e dëshirës për ushqime me sheqer ose yndyrë gjatë ditës. Për shumë vite, vezët janë kritikuar për nivelin e kolesterolit, por studimet e fundit tregojnë se konsumimi i moderuar nuk e rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës. Mund të përgatiten në shumë mënyra: të ziera, të skuqura, omëletë ose në receta të ndryshme gatimi. Në përfundim, veza është një ushqim i thjeshtë, ekonomik dhe jashtëzakonisht i plotë për shëndetin.