Health & Beauty

Studimi që zbulon lidhjen mes tretjes dhe depresionit!

Një studim i publikuar në revistën e njohur Nature Microbiology ka analizuar mikrobiomin e 1.000 personave që vuajnë nga depresioni. Rezultatet treguan një përbashkësi të habitshme; këta persona kishin ndjeshëm më pak “baktere të mira” në zorrë, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me shëndetin mendor. “Kjo është hera e parë që kemi zbuluar një lidhje të qartë mes mikrobiomit dhe depresionit. E ardhmja e trajtimit mund të jetë te koktejet e baktereve nga zorrët”-thotë Jeroen Raes, autor i studimit.

Si ndikojnë bakteret e zorrëve në trurin tonë? Në trupin tonë ekziston një linjë komunikimi e drejtpërdrejtë midis zorrëve dhe trurit, e quajtur boshti zorrë-tru. Kjo lidhje funksionon përmes nervit vagus dhe përmes kimikateve si serotonina, mbi 90% e saj prodhohet në traktin tretës, dopamina, GABA dhe të tjera neurotransmetues që ndikojnë drejtpërdrejt në humor.

Citokinat inflamatore që ndikojnë në sistemin nervor dhe emocionet. Kur bakteret e dobishme janë në nivel optimal, ato ndihmojnë në prodhimin e këtyre substancave dhe ruajnë një ekuilibër emocional dhe mendor. Si ta kuptoni që mikrobiomi juaj është i paekuilibruar? Keni fryrje, gazra të shpeshta, kapsllëk apo diarre, probleme me gjumin dhe lodhje e pashpjegueshme, rënie e humorit dhe ankth, ulje e imunitetit dhe sëmundje të shpeshta, probleme me lëkurën.

Hani ushqime të pasura me fibra (perime, bishtajore, drithëra integrale), përdorni probiotikë natyralë (kos, kefir, turshi natyrale), mos harroni prebiotikët. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe me shumë sheqer të shtuar, alkoolin dhe kafeinën në sasi të tepruar, antibiotikët pa nevojë që shkatërrojnë bakteret e mira, pini shumë ujë dhe lëvizni rregullisht. Aktiviteti fizik ndihmon tretjen dhe balancimin e mikrobiomit, menaxhoni stresin, meditimi, joga, shëtitjet në natyrë dhe pushimi cilësor ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zorrëve.