Edhe pse truri i mashkullit është mesatarisht 10% më i madh se ai i gruas, kjo diferencë nuk përkthehet në inteligjencë apo aftësi më të mëdha.
Sipas studimeve të fundit shkencore, truri i gruas, falë strukturës së tij specifike, funksionon më efikasisht në disa drejtime të rëndësishme.
Hulumtimet tregojnë se gratë kanë një korteks më të trashë dhe lidhje më të forta ndërmjet dy hemisferave të trurit, çka i ndihmon ato të përpunojnë informacionin më shpejt dhe me më shumë efikasitet.
Kjo i jep avantazh në detyra që kërkojnë organizim, komunikim dhe aftësi për të menaxhuar shumë procese njëkohësisht.
Megjithëse përmasat e trurit ndryshojnë mes gjinive, shkenca thekson se nuk ka tru më të mirë apo më të keq – thjesht funksionojnë ndryshe.
Këto dallime sjellin përparësi të veçanta për secilën gjini, duke kontribuar në mënyra të ndryshme në përballimin e sfidave të përditshme.