Një studim i publikuar në revistën “Sexuality, Gender & Policy” ka zbuluar një lidhje të fortë midis inteligjencës emocionale dhe shëndetit seksual te të rinjtë.
Studiuesit analizuan dhjetëra studentë universitarë, duke vlerësuar aftësitë e tyre për të kuptuar, menaxhuar dhe shprehur emocionet në raport me jetën e tyre seksuale.
Rezultatet treguan se individët me nivel të lartë të inteligjencës emocionale raportuan më pak probleme seksuale dhe më shumë kënaqësi në marrëdhënie intime.
Nga ana tjetër, ata me vështirësi në menaxhimin e emocioneve përballeshin më shpesh me ankth, pakënaqësi seksuale dhe vështirësi në ndërtimin e intimitetit me partnerin.
Kur dikush ka aftësi të forta emocionale, ai është më i aftë të komunikojë dëshirat, kufijtë dhe nevojat e tij
– shpjegojnë studiuesit.
Kjo e bën jetën seksuale më të kënaqshme dhe redukton konfliktet në çift.
Ekspertët theksojnë se këto gjetje duhet të shërbejnë si nxitje për futjen e edukimit mbi inteligjencën emocionale në programet e shëndetit seksual dhe mendor, pasi lidhja e emocioneve me trupin është shumë më e rëndësishme sesa është menduar më parë.