Pyetja “Sa shpesh duhet të bëjmë seks?” mund të duket e thjeshtë, por shkenca ka gjetur që nuk ka një përgjigje të vetme. Çfarë funksionon për një çift, mund të mos funksionojë për tjetrin. Megjithatë, disa studime japin disa udhëzime interesante. Një studim i Universitetit të Mississaugas në Kanada zbuloi diçka shumë interesante. Çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur se ata që e bëjnë më shpesh. Pra, nuk është gjithmonë numri ai që përcakton lumturinë, por cilësia dhe afërsia që ndjeni me partnerin.
Një tjetër studim i Institutit Kinsey në Indiana tregon se mosha ka një rol të madh në frekuencën e marrëdhënieve. Personat nën 30 vjeç kryejnë seks mesatarisht 112 herë në vit (rreth dy herë në javë), ndërsa kjo shifër bie gradualisht me moshën; 86 herë për 30-39 vjeç, 69 herë për 40-49 vjeç dhe vetëm 52 herë për ata mbi 50 vjeç. Pra, natyra juaj biologjike ndikon në ritmin seksual. Disa çifte preferojnë të bëjnë seks më shpesh, të tjerë ndihen të kënaqur edhe me më pak frekuencë.
Nëse keni fantazi seksuale, flisni me partnerin ose partneren tuaj. Komunikimi i hapur mund të rrisë shumë kënaqësinë dhe intimitetin. Studimet kanë treguar se seksi mesatarisht zgjasin midis 5.5 dhe 7.5 minutave, duke mos përfshirë paralojet. Paralojet janë pjesë thelbësore e eksperiencës seksuale dhe nga to shpesh varet arritja e orgazmës. Një studim i publikuar në “Journal of Sex Research” ka zbuluar se gratë preferojnë paraloje që zgjasin rreth 11-13 minuta, ndërsa vetë akti seksual, nga momenti i penetrimit, duhet të zgjasë 14-16 minuta për të maksimizuar kënaqësinë.
Seksualiteti dhe kënaqësia janë shumë subjektive. Ian Kerner, terapist seksual dhe i martesës, këshillon: “Gjithmonë inkurajoj çiftet që të gëzojnë paralojet para vetë aktit. Nëse ato zgjasin më shumë, niveli i eksitimit rritet dhe arritja e orgazmës bëhet më e lehtë.” Paraloja mund të përfshijnë prekje, puthje, masazh, stimulim manual ose oral dhe çdo çift mund të eksperimentojë për të kuptuar se çfarë funksionon më mirë për të dy.