Aktualitet

Studio Amerikane: Veliaj s’mund ta shqyrtojë dosjen brenda 2 javëve!

Dy ditë pasi oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH i çuan në qeli kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj fashikujt e dosjes hetimore, sot reagoi studioja ligjore amerikane.

Përmes një deklarate, thekson se klienti i tyre nuk mund të shqyrtojë dosjen për dy javë, madje, sipas avokatëve, “Veliaj mbahet në burg për ta ndëshkuar”.

Erion Veliajt po i mohohet e drejta e gjykimit nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor. Erion Veliaj po mbahet në burg mbi baza që cilësohen arbitrare. SPAK ka ekspozuar shkelje të shumta të procesit të rregullt ligjor në rastin e tij.

Studioja amerikane e avokatisë, thotë se SPAK paraqet argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Veliaj.

Mbështetja e SPAK-ut te aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese.

Tre ditë më parë, gjykata e posaçme urdhëroi dërgimin e 28 mijë faqeve të dosjes Veliaj në Paraburgimin e Durrësit dhe që iu dërguan atij përmes një furgoni. Seanca e radhës ndaj tij pritet të mbahet më 24 mars.