Sport

Suedi-Kosovë/ “Shpërthen” festa dardane, ekipi i Franco Fodës kalon në avantazh

Kosova zbret në fushë përballë Suedisë në një përballje të rëndësishme në transfertë, e cila pritet të jetë vendimtare për ecurinë e “Dardanëve” në kualifikueset e Botërorit 2026.

Aktualisht në vendin e dytë në grup, Kosova synon të ruajë këtë pozicion me çdo kusht, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të paktën përmes fazës play-off. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të luajë vetëm për mbrojtje.

Përkundrazi, trajneri gjerman ka vendosur të aktivizojë që nga minuta e parë dyshen sulmuese Muriqi-Asllani, në një përpjekje për të befasuar nordikët në shtëpinë e tyre dhe për të marrë një rezultat që mund të bëjë diferencën në këtë garë të ngushtë për zonën e kualifikimit.

32’ Goool Kosova 0-1/ Muriqi provon me një gjuajtje nga distanca, që devijohet nga Hodza dhe më pas shtyhet në rrjetë nga Asllani.