Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po vazhdon.
Ky njoftim nga Stokholmi vjen teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska “sigurisht” që do të reagojë për një zgjerim të mundshëm të NATO-s.
“Qeveria ka vendosur për ta njoftuan NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s. Ambasadori i Suedisë në NATO shumë shpejt do ta informojë NATO-n”, tha kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, më 16 maj.
Njoftimi i Suedisë vjen një ditë pas shteti tjetër nordik, Finlanda, që ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, bëri njoftim të ngjashëm. Finlanda, sikurse Suedia, janë shtete neutrale. Finlanda kishte humbur afër 10 për qind të territorit të saj në Bashkimin Sovjetik.
Pavarësisht se janë shtete neutrale, si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë bërë lëvizje të shpejta për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake, teksa janë rritur shqetësime për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë.
Por, Kryeministrja suedeze ka deklaruar gjatë një konference ditën e sotme se Evropa dhe Suedia po jetojnë tani në një realitet të ri dhe të rrezikshëm, por megjithatë tha se Suedia nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO-s apo armë bërthamore në territorin e saj nëse anëtarësimi i saj miratohet.
“Ne po largohemi nga një epokë dhe po fillojmë një tjetër,” tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson në një konferencë shtypi pasi njoftoi se vendi do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.
Është e rrallë të shohësh dy partitë më të mëdha të Suedisë të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi, dhe në një marrëveshje të tillë, veçanërisht vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Por kryeministrja Magdalena Andersson dhe Ulf Kristersson, lideri i partisë më të madhe opozitare, donin qartë të dërgonin një mesazh se Suedia është e bashkuar kur bëhet fjalë për aplikimin e saj në NATO.
Andersson sugjeroi se ishte fundi i një epoke për vendin e saj dhe tha se ishte e bindur që publiku suedez e mbështeste vendimin e saj
Konferenca e tyre për shtyp pasoi një debat të posaçëm tre-orësh në parlamentin suedez më herët të hënën.