Sulm me armë zjarri në një shkollë fillore në Bosnjë-Hercegovinë, disa të plagosur. Paraprakisht, raportohet se një nxënës i mitur hapi zjarr në mjediset shkollore në Lukavaç, në afërsi të Tuzlës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Lukavaçit, Edin Deliç, i cili në një postim në Facebook raporton për të lënduar, por pa specifikuar shifra.
Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, ndaj kërkoj nga prindërit të mos përfshihen nga paniku. Autori është një i mitur dhe u ndalua menjëherë. Një ditë e vështirë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Bosnjë njoftoi se të shtënat në shkollë janë regjistruar rreth orës 9:00 të mëngjesit.
Personat e plagosur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm në shkollën fillore të qytetit të Lukavaçit janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzlës.
Nga Qendra Klinike Universitare e Tuzlës ka njoftim vetëm për një të plagosur, një person me plagë në pjesën e qafës dhe që po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në njoftimin e shkurtër të spitalit thuhet:
Pacienti është intubuar dhe operacioni është në vazhdim.
Sulmet me armë zjarri në shkolla janë ngjarje që më së shumti shënohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kohët e fundit po bëhen shqetësuese dhe në vendet e Ballkanit. Ende nuk është shuar jehona e një sulmi të tillë në Serbi, ku në Beograd një i mitur vrau nëntë bashkëmoshatarë e rojen e shkollës. Shteti serb njihet për nivelin e lartë të atyre që mbajnë armë zjarri. Kjo ka çuar dhe në protesta masive