Sulm me thikë në Paris, 7 të plagosur, 4 në gjendje kritike. Policia Franceze arrestoi autorin e dyshuar, një shtetas afgan. Nga hetimet paraprake nuk rezulton që të jetë i lidhur me ISIS-in apo të tjera grupe terroriste. Edhe agresori mori lëndime. Më shumë detaje priten orët në vazhdim kur i ndaluari të merret në pyetje. Mes të plagosurve janë dhe dy turistë britanikë.