Bota

Sulmet me Novichok, Sekretari britanik i Sigurisë: Putin, përgjegjës!

Sekretari britanik për Sigurinë e Brendshme, deklaroi për BBC-në se Vladimir Putin duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin me “Novichok” në Salisbury. Sipas Ben Wallace, “përfundimisht dhe pa as më të voglin dyshim”, presidenti rus fshihet pas rastit të helmimit të ndodhur në Britaninë e Madhe në muajin mars të ish-agjentit të dyfishtë rus, dhe vajzës së tij. Policia ka lidhur me ta edhe sulmin tjetër me “Novichok” të 30 qershorit, që çoi në vdekjen e shënjestrës.