Bota

Sulmet në Iran, OKB bën thirrje për armëpushim: Duhet të inspektojmë centralet bërthamore iraniane

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka bërë thirrje për një armëpushim në Iran, në mënyrë që të lejojë inspektimet e IAEA-s në centralet bërthamore të Iranit.

Në një deklaratë drejtuar bordit të guvernatorëve të IAEA-s në Vjenë, ai tha “Vërtetimi i fakteve në terren është një parakusht për çdo marrëveshje dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes inspektimeve të IAEA-s.”

Më tej ai shtoi se “Duhet të ketë një ndërprerje të armiqësive që të mbizotërojnë kushtet e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që Irani të lejojë ekipet e IAEA-s të hyjnë në vendet për të vlerësuar situatën.”

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se do të thërrasë një mbledhje të Kolegji të Komisionerëve të mërkurën për të diskutuar eskalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimet e tij mbi Evropën.

“Të mërkurën do të mbajmë një mbledhje të Kolegjit për Sigurinë, ku do të fokusohemi te përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe pasojat e saj për Evropën,” tha liderja evropiane në një mesazh në rrjetet sociale.

Von der Leyen kishte thirrur për herë të parë një mbledhje të tillë më 9 maj, me qëllim vlerësimin e situatës së sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Bashkimit Evropian.