Bota

Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky: Putin sulmoi në Krishtlindje, nuk ka më çnjerëzore!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi në X lidhur me sulmin më të fundit rus në Ukrainë, duke mos u ndalur as për Krishtlindje.

Çdo sulm masiv rus kërkon kohë për t’u përgatitur. Nuk është kurrë një vendim spontan. Eshtë një zgjedhje e qëllimshme, jo vetëm e objektivave, por edhe e kohës dhe datave. Sot, Putin zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të jetë më çnjerëzore?

Rusia lëshoi ​​kundër Ukrainës mbi 70 raketa, duke përfshirë ato balistike e më shumë se 100 dronë sulmues. Lideri ukrainas akuzoi:

Objektivat janë infrastruktura jonë energjetike. Ata vazhdojnë të përpiqen për një ndërprerje të Ukrainës. Falënderoj të gjithë ata që punojnë për vendin, që janë në detyrë luftarake, që mbrojnë qiejt tanë. E keqja ruse nuk do ta thyejë Ukrainën dhe nuk do të shkatërrojë Krishtlindjen.

Të paktën tre persona u plagosën në rajonin verilindor të Harkivit, që u sulmua me raketa balistike ruse, siç raportuan autoritetet zyrtare. Që nga nisja e luftës, në muajin shkurt të vitit 2022, vazhdimisht, Rusia ka sulmuar sektorin e energjisë të Ukrainës, duke e dëmtuar rëndë rrjetin elektrik, si dhe duke shkaktuar ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Një sulm i ngjashëm ndodhi më 13 dhjetor, kur u përdorën më shumë se 90 raketa e 200 dronë.