Celebrities

Surpriza e veçantë e “Big Brother Fan Club” përlot Kiarën: Do ta mbaj mend gjatë…

Moderatorja e “Big Brother Fan Club”, Kiara Tito, feston sot 30-vjetorin. Një urim i veçantë për të erdhi nga stafi i emisionit përmes një video. Kiara u emocionua, teksa u shpreh:

Nuk e di sa do jem në gjendje ta vazhdoj programin. Dua të falenderoj ekipin e mrekullueshëm të “Big Brother Fan Club”, faleminderit të gjithë ata që më mbështesin. Do ta mbaj mend këtë ditëlindje gjatë. Faleminderit dhe për lotët.

Kujtojmë se e ftuar në studion e “Wake Up”, moderatorja e njohur Kiara Tito, ka zbuluar si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar.

Si fillim dua të them që kjo është hera e dytë që e bëj “Fan Club-in”, pas “Dancing With The Stars Fan Club”. Dihet që ka shumë fansa, njerëz që flasin me pasion dhe normalisht që krijohen më shumë situata në studio. Të krijon shumë emocione, por kur hyn në studio duhet të japësh maksimumin tënd. Jam bërë dhe pak më e ndjeshme dhe kërkoj që t’i mbroj. Nuk ka njeri të keq apo të lig. Është e gjitha në kuadër të një loje.