Bota

Takimi Trump-Putin, përgatitet raundi i dytë

Donald Trump fton Vladimir Putinin në Uashington. Lajmi konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Amerikan i ka kërkuar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton që ta ftojë shefin e Kremlinit për në vjeshtë. Ky zhvillim pason takimin e dy presidentëve në kryeqytetin finlandez Helsinki, më 16 Korrik dhe që shkaktoi kritika të ashpra në Amerikë. Kjo pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk iu kundërvu Putinit për ndërhyrjen e dyshuar ruse në Presidencialet Amerikane të 2016-ës.