Showbiz

Taylor Swift artistja që ka shitur më shumë albume në 2019-ën

Jo më kot ajo u shpall Artistja e Dekadës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve amerikane, “AMA” vitin e kaluar.

Edhe pse tashmë jemi në 2020-ën të ardhurat e Swift nga viti i kaluar sa vijnë dhe shtohen. Ditën e kaluar prestigjosia “IFPI” e ka shpallur atë artisten Nr.1 për shkak të të ardhurave që ka grumbulluar nga shitja e albumit të fundit.

Albumi i saj i 7-të diskografik “Lover” ka thyer rekorde shitjesh duke e çuar 30-vjeçaren në vendin e parë të artistëve që kanë shitur më shumë albume.

Vetëm në javën e parë të publikimit ky album ka shitur plot 3 milionë kopje në të gjithë botën.