Celebrities Film & Tv

Taylor Swift vjen me surpriza të reja, së shpejti pjesë e një projekti të ri filmik!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift do të marrë pjesë në një film me metrazh të gjatë nga David O. Russell. Sipas mediave të huaja xhirimet e realizuara në Los Angeles janë drejt fundit, por ende nuk dihet se kë rol do të portretizojë këngëtarja.

Ajo që ne dimë është se Taylor do të bashkohet me një kast të mbushur me yje si Anya Taylor-Joy, Margot Robbie, John David Washington, Robert De Niro, Mike Myers, Chris Rock, Christian Bale dhe Zoe Saldana, ndër shumë të tjerët.

Sipas “Deadline” dhe “Hollywood Reporter”, dalja e filmit është planifikuar përmes “20th Century Studios”, megjithëse ende nuk është njoftuar ndonjë datë specifike.

Rikujtojmë, se Swift së fundmi ka thyer rekordin e mbajtur në Britani nga grupi legjendar, “The Beatles” për 54 vjet. Sipas “Official Charts”, albumi “Fearless” i Swift është albumi i tretë numër një në top listat. Për 259 ditë, tre prej albumeve të saj arritën numrin një në top listat britanike dhe botërore. Ky rekord u shënua nga albumet “Folklore” dhe “Evenmore”.

Tanimë është e ditur se Taylor gjatë karrierës së saj ka arritur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme. Artistja është vlerësuar për ndikimin e saj të madh në muzikë në të gjithë botën.

“Brit Awards” tha në një deklaratë se:

Karriera e Taylor Swift është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botën. Ajo ka përdorur platformat e saj për të nxjerr në pah shumë çështje globale, ndërsa kohët e fundit është përgëzuar për punën e saj në promovimin e pranimit të komuniteti global.