Këngëtarja e famshmë Taylor Swift është në prag të lançimit të albumit të saj të ri dhe teksa jemi në pritje ajo ka zbuluar disa detaje rreth “Reputation”.
29-vjeçarja gjatë një interviste për “Entertainment Weekly” u shpreh se shumë këngë të albumit janë frymëzuar nga momente të “Game of Thrones” më së shumti gjatë sezonit të parë të këtij seriali që Taylor nisi të shihte në vitin 2016.
“Këngët u bazuan tek ajo çfarë po ndodhte në jetën time por e parë nga filtri i ‘Game of Thrones'”,-tha këngëtarja.
Në fund të intervistës, Swift theksoi se “Reputation” është një album i dyanshëm. Disa këngë flasin për hakmarrjen dhe të tjerat përqëndrohen tek dashuria dhe betejat e saj.