Aktualitet

Të drejtat fetare në Kosovë, reagon me optimizëm DASH

Sa i përket Kosovës Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ka bërë përpjekje që të ketë ligje të mira sa i përket të drejtave fetare por në shumë raste këto të drejta u janë mohuar besimtarëve të religjioneve të ndryshme në Kosovë. Në raportin e DASH, flitet edhe për mbështetjen financiare që Qeveria e Kosovës i ka bërë institucionit të edukimit islam, megjithëse grupe të tjera religjioze janë ankuar për mbështetjen financiare.