Një moment i papritur ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP Albania” kur banorëve iu njoftua se Egli Tako kishte lënë garën për shkak të arsyeve shëndetësore.
Reagimi i Gjestit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai ka qëndruar i shokuar dhe në heshtje, pa shprehur asnjë fjalë pas marrjes së këtij lajmi.
Ky moment ka krijuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi, ndërkohë që Amber dhe Jozi kanë akuzuar Gjestin për ndikimin që debatet dhe tensionet mes tij dhe Eglit mund të kenë pasur në shëndetin dhe largimin e saj nga gara.
Ata sugjeruan se konfliktet mes tyre mund të kenë përkeqësuar gjendjen emocionale të këngëtares, çka çoi në largimin e saj vullnetar.
Pas njoftimit për largimin e Eglit, produksioni ka thirrur Gjestin dhe e ka dërguar menjëherë në dhomën e rrëfimit.
Lidhja e tij me Eglin ka qenë e komplikuar gjatë këtij edicioni, e shoqëruar me pasione të forta, por edhe me debate të shpeshta. Ata janë bërë shpesh objekt i vëmendjes për dinamikat e tyre, përpjekjet për të kuptuar njëri-tjetrin dhe përballjen me sfidat e këtij formati të njohur televiziv.