Lifestyle

Të kemi miqtë pranë ndihmon në gjendjen psikologjike dhe emocionale? Pse?

Miqësia dhe një jetë shoqërore e pasur janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të mirë, sipas mjekëve dhe shkencëtarëve. Ata kanë theksuar prej kohësh se vetmia ka pasoja të dëmshme për shpirtin dhe trupin.

Studime të reja konfirmojnë se një rrjet mbështetës miqsh është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, ndërsa izolaimi social ka efekte negative, duke përfshirë dobësimin e sistemit imunitar dhe ndikime të këqija në trurin.

Një studim i fundit, i realizuar nga shkencëtarët anglo-kinezë dhe i publikuar në revistën shkencore “Nature Human Behaviour”, ka zbuluar se individët që jetojnë të izoluar ose që ndihen të vetmuar kanë nivele të larta të disa proteinash që lidhen drejtpërdrejt me këto gjendje.

Këto proteina janë të lidhura me procese inflamatore, reagime ndaj stresit, dhe pasojë përkeqësimi të shëndetit të zemrës, si dhe rritjen e rrezikut për tumore.

Ky studim është një dëshmi e mëtejshme që vetmia jo vetëm që dëmton shpirtin, por ka pasoja serioze për trupin. Në kontrast, miqësia dhe një rreth shoqëror i shëndetshëm janë të rëndësishme për mirëqenien e trurit, sidomos me kalimin e moshës.

Një studim i Universitetit të Miçiganit ka treguar se individët me më shumë miq të ngushtë kujdesen më mirë për veten dhe janë më të disiplinuar në ndjekjen e trajtimeve mjekësore.