Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.
Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
Kryedemokrati Sali Berisha doli me një thirrje që të gjithë opozitarët duhet ta mbrojnë votën e qytetarëve. Një ditë pas zgjedhjeve, ai theksoi se demokratët duhet të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti.