Celebrities Gossip Lifestyle Love & Sex

Të ndarë, por miq/ Leksioni i Kravitzëve për ish-at jo armiq!

Lenny dhe Zoë Kravitz nuk ndajnë vetëm një mbiemër të fuqishëm e një joshje të jashtëzakonshme: ata duket se kanë edhe një talent të rrallë në ADN-në e tyre: aftësinë për të qëndruar në marrëdhënie të mira me ish-partnerët.

Nëse do të ishte një objekt studimi, ndoshta, çifti Kravitz do të kishte pozicione profesorësh në Harvard. Teksa shumica e njerëzve ende po përpiqen të kuptojnë si ta shohin njëri-tjetrin pas një ndarjeje, ata arrijnë të organizojnë darka me ish-partnerët në dasmat e tyre ose të ndajnë përqafime me partnerë të rinj dhe dashuri të vjetra.

Lenny Kravitz: ish-bashkëshort, aktualisht shoku më i mirë

Romanca midis Lenny Kravitz dhe Lisa Bonet arriti kulmin romantik në vitet ’90, por historia e tyre e dashurisë nuk mbaroi kurrë vërtet. Të ndarë që nga viti 1993, të dy kanë ndërtuar një marrëdhënie të pjekur e të afërt që i ka rezistuar kohës, marrëdhënieve të mëvonshme e madje edhe martesave.

Kur Bonet u martua me Jason Momoan, Lenny e quajti vëlla. Dhe jo për sy e faqe, por nga dashuria e sinqertë.

Edhe me Nicole Kidmanin, një ish e dashur që mbeti sekret për vite me radhë, muzikanti nuk i la kurrë vend thashethemeve helmuese. Marrëdhënia e tyre mbeti gjithmonë e përzemërt, aq sa vetë Kidman, vite më vonë, e vlerësoi Zoën si aktore në Big Little Lies, duke thënë se e njeh shumë mirë të atin, se ata kanë qenë të fejuar.

Zoë Kravitz: Marrëdhënie të përfunduara, por dashuri e pafundme

Nga aktori Karl Glusman, me të cilin u martua në 2019 dhe u nda në 2020, te Channing Tatum, partneri dhe kolegu në debutimin e saj regjisorial, Blink Twice, çdo marrëdhënie e prishur ka mbetur një derë hapur për dashurinë.

Pas ndarjes nga Tatum, Zoë e përshkroi si “një person të rëndësishëm” dhe përsëriti se sa shumë i dashur ishte për të, ai projekt i përbashkët. Pa tension, pa ofendime. Vetëm mirënjohje, respekt dhe dashuri.

Dhe ajo nuk bën përjashtim. Penn Badgley, Drake, Twin Shadow, Chris Pine… lista e ish-të dashurve të saj është e gjatë, por e tillë është edhe lista e marrëdhënieve që kanë mbetur të shëndetshme. Miqësi, bashkëpunime, madje edhe urime publike në rrjetet sociale. Në një kohë kur ngrijmë që në krizën e parë të WhatsApp-it, Zoë është vërtet një rast i rrallë.