Gossip Showbiz

Channing Tatum feston ditëlindjen e të dashurës Inka Williams me foto romantike?

Aktorin e njohur Channing Tatum e ka pushtuar romantika gjatë pushimeve me partneren e tij, Inka Williams. Çifti ndau në rrjete sociale momente të veçanta, me rastin e ditëlindjes së modeles australiane.

Në një seri postimesh në Instagram, Tatum shprehu publikisht dashurinë e tij për Williams, duke shkruar:

Më i lumturi ndonjëherë, të dua shumë

Në një prej fotove, Williams shihet e ulur në pjesën e pasme të një motoçiklete, duke përqafuar aktorin, ndërsa në imazhet e tjera ata shfaqen duke shijuar ditët me diell në plazh. Në njërën prej postimeve, Tatum shtoi edhe këngën “Kiss of Life” në sfond.

Dyshja e bënë lidhjen e tyre publike në shkurt të këtij viti, kur u shfaqën së bashku në një festë para Oscar-eve në Los Angeles. Një burim i afërt i tha revistës “People” se Tatum dhe Williams u njohën përmes miqve dhe janë të pandarë që nga ajo kohë.

Lidhja e re erdhi pak muaj pas ndarjes së Tatum në tetor 2024 nga ish-e fejuara e tij, Zoe Kravitz, e cila së fundmi është parë pranë Harry Styles.