Live From Tirana

Të ndjekësh zemrën apo parimet e familjes?! Helena Halilaj: “Njeriu nuk mund të jetojë pa dashuri!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Çfarë ndodh nëse prindërit dalin kundër dashurisë së fëmijëve? Sipas saj, a duhet ndjekur zemra apo parimet e familjes kur vjen puna tek një partner?

Ronaldo: Një djalë i ri apo një vajzë e re, në një raport ku familja thotë të kundërtën dhe zemra thotë të kundërtën, kë duhet të zgjedhë? Nga duhet të anojë peshorja, nga parimet e familjes, apo nga ajo se çfarë ndjen zemra jote?

Helena: Njeriu nuk mund të jetojë mirë emocionalisht pa dashuri. Dhe dihet se dashuria është elementi më i rëndësishëm i jetës së gjithsecilit nga ne, në të gjitha format e saj por dhe në dashuri është më e rëndësishme. Zgjedhjet e martesave dhe parimet dhe disa rregulla që kanë pasur prindërit tanë, nuk do të thotë që ato janë edhe sot. Por problemi është se në kushtet në të cilat ne sot jetojmë, ka një lloj papërgjegjshmërie emocionale kur njerëzit futen në një marrëdhënie. Ka dhe shumë interesa të mëdha, ka marrëdhënie të cilat janë të bazuara në bazën e interesave ekonomikë, interesave të dukjes. Ju e dini shumë mirë që në Tiranë, por jo vetëm në Tiranë, ka dy prioritete në disa marrëdhënie, nëse i shohim si të tretë. Është shumë e rëndësishme pamja e vajzave. Schopenhauer e thotë që bukuria është bileta e parë për në zemrën e dikujt. Ana tjetër pastaj është pjesa ekonomike. Ne e dimë shumë mirë në kushtet dhe në kohën në të cilën jetojmë, materializmi është dominant pothuajse në të gjitha marrëdhëniet. Ka një lloj tendence, nuk është materializëm që shprehet ndoshta në takimin e parë apo të dytë, por nëse ti sheh që dikush është ekonomikisht mirë, vendoset në prioritet. Janë bërë shpesh diskutime të tilla: “A blihet lumturia? A blihet dashuria?” Nuk mund të themi se dashuria është një objekt, apo një produkt, por janë elementë ndihmës.