Politikë

Të rinjtë e opozitës: Jep dorëheqjen Xhafaj!

Të organizuar përmes rrjeteve sociale, të rinjtë e Partisë Demokratike e të Lëvizjes Socialiste për Integrim, po zhvillojnë një protestë para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Me pankartat me mbishkrimet: “Tahiri i lirë, kuksianët në burg”, protestuesit qëlluan me vezë, bojë dhe hetra higjenike në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, ata mbanin në duar pranga, gomone e peshq me fotot e Xhafajt dhe Ramës.