8 automjete u dëmtuan nga të shtënat me armë zjarri në parkingun e një hoteli në Tushemisht të Pogradecit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Sipas informacioneve, pronari i hotelit ka pasur konflikte të mëparshme dhe në 2013-ën tentuan ta vrasin për motive të dobëta. Policia e Pogradecit vijon hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.