Tech

Telefonat e palosshëm të Samsung mund të vijnë me një ndryshim të madh…

Për vite me radhë, Samsung mbështetej fuqimisht te çipat e Qualcomm për telefonat e tij të palosshëm, me shumë mundësi në një përpjekje për t’i bërë ata më tërheqës për klientët. Kjo filloi të ndryshojë me çipat Exynos brenda Galaxy Z Flip 7 dhe Galaxy Z Flip 7 FE, dhe ndryshimi mund të vazhdojë edhe këtë vit.

Samsung mund të lançojë dy versione të Galaxy Z Flip 8 më vonë këtë vit. Njëri prej tyre mund të ketë procesorin më të fundit Snapdragon, ndërsa tjetri mund të mbështetet në një çip Exynos,. Kjo mund të nënkuptojë që Samsung do të përdorë strategji të ndara për telefonin e saj të palosshëm.

Ndërkaq, modeli bazë i iPhone 17 ka rezultuar telefoni më i shitur në botë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke kapur rreth 6% të shitjeve globale, sipas raportit të Counterpoint Research. Seria e iPhone 17 dominoi renditjen, me iPhone 17 Pro Max në vendin e dytë dhe iPhone 17 Pro në vendin e tretë. Ndërkohë, edhe modeli i mëparshëm iPhone 16 mbeti në top 10 (në vendin e gjashtë), duke treguar kërkesë të fortë edhe pas një viti nga lançimi.

Sipas analistit Harshit Rastogi, suksesi i modelit bazë lidhet me përmirësimet që e afruan më shumë me versionet “Pro”, si memoria bazë 256GB, kamerat e përmirësuara dhe ekrani me rifreskim 120Hz. Shitjet u rritën ndjeshëm në tregje kyçe si SHBA dhe Kina, ndërsa në Korenë e Jugut madje u trefishuan.

Përdoruesit e Android janë rreth katër herë më të prirur të mendojnë për ndryshimin e platformës krahasuar me përdoruesit e iPhone, sipas një sondazhi të realizuar nga SellCell me 5,000 të anketuar në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat tregojnë se besnikëria ndaj Apple ka arritur nivele rekord. Rreth 96.4% e përdoruesve të iPhone planifikojnë të vazhdojnë me të njëjtën platformë edhe në përditësimin e ardhshëm, ndërsa vetëm 3.6% po konsiderojnë kalimin te një markë tjetër.