Aktualitet

Temperaturat në minus, parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore. Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin e me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull lokale/mjegullinë kishte në orët e mëngjesit, kryesisht në zonat malore e luginore.

Era fryn me drejtim veri-verilindje dhe me shpejtësi mesatare 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-2/8
Diell

Kukës
-5/6
Diell

Lezhë
-3/8
Diell

Dibër
-5/5
Diell

Durrës
0/10
Diell

Tiranë
-1/10
Diell

Elbasan
-2/9
Diell

Berat
-3/10
Diell

Vlorë
2/11
Diell

Korçë
-6/7
Diell

Gjirokastër
-5/10
Diell

Sarandë
1/12
Diell