Politikë

Tensione në Kuvend, ndërpritet për herë të dytë seanca

Edhe seanca e sotme plenare ka nisur me tensione e ndërprerje në Kuvend. Ndërprerja e parë pasoi refuzimin e deputetes demokrate Albana Vokshi të lëshonte foltoren ku denoncoi dhunën ndaj Kryeredaktorit të RD-së, Bledi Kasmi, në protestën e Opozitës, më 26 Maj. Më pas seanca rinisi me fjalën e Edi Palokës, i cili akuzoi Kryeministrin Rama, për mbrojtjen që sipas tij i bën krimit. Edhe Paloka nuk iu bind kërkesës së Kryeparlamentarit Ruçi për të lënë foltoren, që mbahet e rrethuar nga deputetë të Opozitës. Kjo çoi në një tjetër ndërprerje të punimeve të Kuvendit, që vazhdon dhe në këto momente.  Prej javësh, aksioni opozitar ka në fokus kërkesën për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.