Sipas studimeve të reja, marrja e këshillave mbi depresionin përmes telefonatave me psikologë mund të ketë rezultate të dukshme. Studimet kanë përfshirë 393 të moshuar me depresion mesatar të cilët sapo kanë filluar të përdorin antidepresiv. Terapia e depresionit përmes telefonatës mund të japë rezultate. Pjesëmarrësit në studim të cilët kanë pasur terapi telefonuese, vazhdimisht gjatë gjithë vitit, si plotësim i mjekimit standard, kanë treguar përmirësime më të mëdha në simptomat e depresionit se sa ata të cilët kanë marrë vetëm mjekim standard pa terapi telefonuese.
Këto përmirësime kanë zgjatur së paku edhe gjashtë muaj pas seancës së fundit me terapi telefonuese. Pacientët u ndanë në dy grupe. Një grup të cilët pranuar terapi telefonuese gjatë një viti, si shtesë e mjekimit standard. Grupi tjetër ka pranuar mjekim standard të depresionit pa terapi telefonuese. Pacientët në grupit e terapisë telefonuese ndiqnin 10-12 seanca të terapisë behavioriste (lidhur me sjelljen) gjatë kursit nga konsultues-psikologë të trajnuar veçanërisht për këto raste. Pacientët dhe këshilltarët kurrë nuk janë takuar personalisht. Këshilltarët kanë telefonuar pacientët për të kryer detyrat e caktuara sipas terapisë.
Personat e të dy grupeve në fund u lejuan të kishin takime personale këshilluese, por shumë pak e bënë këtë. Këto seanca telefonuese u rregulluan ashtu që të ndihmonin pacientët të flaknin mendimet negative, të kultivojnë aktivitete të këndshme, shpërblyese dhe të kontrollojnë simptomat e depresionit. Hulumtuesit, intervistuan të gjithë pacientët e të dy grupeve në mënyrë periodike gjatë gjithë periudhës për të gjykuar rreth simptomave të tyre depresive. Periudha e studimit përfundoi gjashtë muaj pas mbarimit seancës me mjekim telefonues. Në fund të kësaj periudhe pacientët në grupin që zhvillonin edhe terapi telefonuese kishin përmirësime më të mëdha në simptomat e tyre të depresionit, krahasuar me ato në grupin që mjekohej vetëm me terapi standarde.
Këto të arritura treguan një përmirësim shumë më të lartë afat shkurtër të simptomave të depresionit me anë të terapisë telefonuese. Pacientët me terapi telefonuese ishin më pak të prirur të përdorin antidepresiv. Studimi nuk tregon se cilat aspekte të seancave telefonuese ishin më të suksesshme. Ndërkaq, një studim i vitit 2020, shqyrtoi lidhjen midis aktivitetit seksual dhe përmirësimit të shëndetit mendor, me një fokus të veçantë në trajtimin e depresionit dhe ankthit. Ky hulumtim shqyrtoi se si aktiviteti seksual mund të ndikojë në nivelet e emocioneve dhe mirëqenies psikologjike, duke përfshirë ndihmën që mund të ofrojë për individët që vuajnë nga gjendje të tilla si depresioni dhe ankthi.