Fermeri irlandez Joe Phelan futi dy alpaka, nga familja e deveve, në një shtëpi të moshuarish në Irlandë, të cilët prisnin radhën për t’i përkëdhelur. 64-vjeçari ka gjetur një punë të re për tufën e tij prej 71 devesh të Amerikës së Jugut; terapia e kafshëve për të moshuarit dhe persona me nevoja të veçanta.
Ata mund t’i ndiejnë. Shohin sytë e tyre të mëdhenj dhe kaf. Thjesht janë shumë relaksues. Të japin kënaqësi teksa i dëgjon duke gumëzhitur. Tani ne punojmë me shkollat lokale, me klasat me nxënës me nevoja të veçanta dhe mësuesit na thonë se ndikimi te fëmijët është vërtet pozitiv. Është vënë re se përqendrimi i tyre përmirësohet, se janë shumë më të relaksuar dhe është më e lehtë për të punuar me ta.
Phelan fillimisht shqyrtoi llojet më tradicionale të bujqësisë në të cilat familja e tij ishte përfshirë për qindra vjet, por tha se nuk të jepnin mundësi për të përballuar mbijetesën.

Në vend të kësaj ai filloi të hulumtonte opsionet alternative të bujqësisë. Ai më në fund bleu shtatë alpaka dhe shiti shtëpinë për të blerë një fermë për t’i kullotur ato.
Ne kishim një ndikim vërtet pozitiv te njerëzit me nevoja të veçanta, qofshin fëmijët me autizëm, të rritur apo adoleshentë me sindromën Down, të rritur dhe fëmijë me nevoja të veçanta e kështu me radhë. Kjo ka çuar në më shumë punë rreth anës terapeutike të biznesit që ne bëjmë.
Biznesi tashmë ka të punësuar 11 persona, ka 71 alpaka e dy lama shumë të mëdha dhe ofron akomodim për vizitorët.