Vijon aktiviteti sizmik në zonën e Vlorës. Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë i shkallës Rihter, u regjistrua sot në 08 e 33 minuta me orën lokale. Lëkundja në thellësinë 2 kilometra, e kishte epiqendrën 14 kilometra në Lindje të Orikumit, siç bën të ditur Qendra Sizmologjike Europiane. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.