Bota

Tërmet 7.5 Rihter në oqeanin Atlantik, alarm për tsunami!

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur të enjten mbrëma rajonin e Magelanit dhe Antarktidës në Kili, duke shkaktuar menjëherë alarmin për rrezikun e një cunami. Lëkundja ndodhi në orën 22:16 sipas orës lokale, njoftuan shërbimet e emergjencës, raporton Corriere della Serra.

Sipas të dhënave të U.S. Geological Survey, epiqendra u regjistrua në zonën e Passazhit të Drake, rreth 710 kilometra në juglindje të qytetit Ushuaia, Argjentinë, me një thellësi prej rreth 10.8 kilometrash. Ky korridor detar lidh Oqeanin Atlantik Jugor me Oqeanin Paqësor Jugor, mes skajit jugor të Amerikës së Jugut dhe Gadishullit Antarktik.

Edhe pse kjo zonë është më pak e ekspozuar ndaj tërmeteve sesa pjesë të tjera të bregdetit kilian, Passazhi i Drake është një pikë gjeologjike shumë aktive, ku pllakat tektonike krijojnë tension të vazhdueshëm.

Për shkak të izolimit të madh të rajonit, deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, duke theksuar se çdo zhvillim lidhur me rrezikun e cunamit do të komunikohet menjëherë.