Në ishujt Kurl në lindje të Rusisë ka rënë një tërmet me magnitudë 7.6 i shkallës rihter me thellësi 60 km.
Kjo goditje e fuqishme tërmeti u ndje dhe në Japoni si dhe në zona të tjera të Rusisë. “The Telegraph” shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në SHBA është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregn perëndimor të Amerikës.
Gjithashtu alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e tij.