Bota

Tërmet në Filipine, alarm për cunami

Në Filipine u dha alarmi për cunami, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7 që u regjistrua sot në brigjet e vendit. Lëkundja që shkaktoi panik, e kishte epiqendrën 100 km në Juglindje të Pondaguitanit, në thellësinë 50 km. Nuk përjashtohet mundësia e krijimit të dallgëve që mund të arrijnë distancën deri në 300 km nga epiqendra e tërmetit.