Aktualitet

Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen në Pukë dhe Lezhë!

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Fatmirësisht, kanë qenë të lehta dhe kanë zgjatur shumë pak, duke mos shkaktuar dëme.

Sipas të dhënave, tërmeti ka pasur magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, me epiqendrën në Malësinë e Madhe. Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë.

Autoritetet po monitorojnë zhvillimet për çdo rast të mundshëm.

Vijon…