Auto & Moto

Tesla shiti më shumë makina se Audi në vitin 2024!

Për herë të parë, marka elektrike me seli në Teksas ka shitur më shumë makina se një nga tre kompanitë e vjetra gjermane të makinave premium. Firma e drejtuar nga Elon Musk dërgoi 1,789,226 automjete, ose saktësisht 118,008 njësi më shumë se Audi. Marka e Grupit Volkswagen ra vitin e kaluar me 11.8% në 1,671,218 makina. Kjo vlerësohet si një performancë mbresëlënëse duke pasur parasysh se Tesla ka vetëm pesë modele në linjën e saj, dhe të gjitha janë elektrike si Model 3, Model Y, Model S, Model X dhe Cybertruck.

Tesla ka tërhequr pothuajse 700,000 automjete elektrike për shkak të një problemi me dritën paralajmëruese në sistemin e monitorimit të presionit të gomave. Drita paralajmëruese mund të mos qëndrojë e ndezur ndërmjet cikleve të drejtimit, duke mos paralajmëruar shoferin për presionin e ulët të gomave dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, sipas prodhuesit. Bëhet e ditur se tërheqja prek disa automjete Model 3, Model Y dhe Cybertruck.

Ndërsa defekti do të zgjidhet përmes një përditësimi të softuerit falas. Ndryshe, Tesla ka njoftuar disa tërheqje gjatë gjithë vitit. Kompania e Elon Musk tërhoqi 1.8 milionë automjete në korrik për shkak të një problemi që mund të rriste rrezikun e një aksidenti. Në shkurt kompania tërhoqi afro 2.2 milionë automjete në SHBA sepse disa drita paralajmëruese në panelin e instrumenteve ishin shumë të vogla. Cybertruck është tërhequr shtatë herë, me një tërheqje muajin e kaluar që përfshinte rreth 2,400 automjete.

Kompania Tesla po zhvillon modelin e ardhshëm, Model Q me emrin e koduar Redwood dhe kjo makinë elektrike pritet në vitin 2025. Modeli Q thuhet se do të kushtojë më pak se 30,000 dollarë (dhe ndoshta edhe 25,000 dollarë), do të jetë më i vogël dhe më i lehtë se Modeli 3 dhe do të ketë një rreze distance prej 500 kilometrash. Tesla ka dominuar prej kohësh tregun e makinave elektrike falë modeleve të saj premium si Model S dhe Model X, si dhe opsioneve pak më të përballueshme si Model 3 dhe Model Y.