Rajoni

Thaçi rikonfirmon mbështetjen për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi rikonfirmon mbështetjen për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Thaçi përkrah dhe përfshirjen e përfaqësuesve të Luginës në delegacionin e Prishtinës, në kuadër të dialogut me Beogradin. Kryetari i shtetit dha sot një konferencë shtypi, pasi takoi zyrtarë të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Ata kanë përgatitur një rezolutë që kërkon miratimin e Kuvendit të Kosovës dhe kërkesë kryesore ka bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.