Rajoni

Thaçi sot në Shkup, takime me zyrtarë të lartë

Pas Podgoricës, Hashim Thaçi, shkon sot në Shkup për takime me zyrtarë të lartë. Axhenda e Presidentit të Kosovës përfshin bisedime me Kryeministrin Zoran Zaev, Kryeparlamentarin Talat Xhaferi e me liderë të partive politike. Thaçi do të flasë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit e perspektives euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit.