Hashim Thaçi thotë se dënimi në mungesë në Serbi, nuk i mundëson vizitën në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare. Presidenti i Kosovës shprehet se “Rrethanat janë të tilla që Beogradi nuk e sheh të arsyeshme këtë vizitë”, ndaj dhe ai nuk e kërkon një gjë të tillë. Pas vizitës që Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç zhvilloi në fundjavë në veri të Kosovës, erdhën dhe kërkesat që Thaçi të shkojë në Luginën e Preshevës.