Artisti i famshëm Abel Tesfaye i njohur me emrin artit si The Weeknd po korr mjaft sukses me prurjet e albumit të ri muzikor.
Në mesnatë këngëtari i famshëm publikoi projektin muzikor të radhës “After Hours” që është gjithashtu emri i albumit të tij të ri.
Kënga është mirëpritur nga fansat e artistit të cilët janë lumturuar edhe nga fakti se ai ka zbuluar datën e publikimit të albumit.
“After Hours” është albumi i 4-t diskografik i The Weeknd që do të publikohet më 20 mars. Deri tani ai ka lançuar 3 projekte muzikore nga ky album, “Heartless”, “Blinding Lights” dhe më e fundit “After Hours”.