Një përditësim i Washington Post ka treguar se SHBA së shpejti mund të tejkalojë Kinën dhe Italinë për ashpërsinë e Covid-19.
Konfirmohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën mbi 2000 persona nga Koronavirusi ndërkohë që numri i të prekurve e ka tejkaluar shifrën 502.876.
Sipas ekspertëve, java që vjen pritet të sjellë një numër më të lartë vdekjesh duke e cilësuar si pikun e tyre. Probleme ka edhe në spitale për mungesën e numrit të shtretërve që është shumë më i vogël se numri i të infektuarve.
E ngjashme situata është edhe me varret, ku autoritetet janë detyruar të procedojnë me varre masive. Megjithatë, ana pozitive është se deri tani janë shëruar 27.314 të infektuar.